Sot prezantohet shpërblimi i filmit ‘Home’ me çmimin prestigjioz BAFTA

Sot do të prezantohet shpërblimi i filmit të shkurtër HOME me çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër.

ShowBiz

22/02/2017 08:25

DokuFest në një konferencë për shtyp që do të mbaj sot do të prezantohet shpërblimi i filmit të shkurtër HOME me çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër.

Në konferencë do të flasin një pjesë e ekipit të filmit nga Kosova, përfshirë edhe producentin Shpat Deda dhe regjisorin Daniel Mulloy.

HOME është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorët Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin.

HOME është i pari produksion kosovar i cili shpërblehet me BAFTA ndërsa filmi pati një sukses të madh nëpër botë pas publikimit në kinematë e Britanisë së Madhe, përfshirë triumfin në mbi 15 shpërblime në festivale botërore dhe nominimin në Akademinë Evropiane të Filmit.