Sot përvjetori i sulmeve japoneze kundër amerikanëve. Çka ndodhi para 76 vjetësh?

7 dhjetor 1941 datë kur ish presidenti amerikan, Franklin D Roosvelt tha se do e jetojmë në turp.

Bota

07/12/2017 14:18

Të enjtën me datë 7 dhjetor amerikanët shënojnë 76 vjetorin e sulmeve të befasishme japoneze ndaj bazës amerikane në Pearl Harbor.

Këto sulme që filluan para orës tetë të mëngjesit , ditën e diel, janë ndër sulmet më vdekjeprurëse në historinë amerikane, njashtu sulme që shënuan një kthesë historike për SHBA.

Përveq dëmtimit të arsenalit ushtarak, duke përfshirë me shumë se 300 avionë, e mjete të tjera luftarake, në këto sulme mbetën të vrarë edhe më shumë se 2400 civilë, dhe më shumë se 1000 mbetën të plagosur, shkruan lajmi.net.

Këto sulme shënojnë një kthesë historike për SHBA-në , ngase deri në atë kohë Amerika nuk iu bashkangjit Luftës se Dytë Botërore, mirëpo me sulmin në Pearl Harbor, Amerika u hodh në luftë, një orë pas deklaratës së ish presidentit Roosvelt, e cila ishte një deklaratë lufte.

Madje këto sulme nga shumë amerikanë, konsiderohen edhe më të rënda se ato të 11 shtatorit, në qendrën botërore të tregtisë në Nju Jork, ndaj kullave binjake.

Edhe sot viktimat e sulmit në Pearl Harbour, kanë memorialin e tyre, dhe më shumë se dhimbje ky sulm do të shënjohet si një kthesë historike, në historinë botërore.  /lajmi.net/