Sot përsëri seancë në Kuvend, Haradinaj në interpelancë për rastin Dehari

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me seancën e radhës, ku në plan për tu shqyrtuar janë disa pika të rendit të ditës.

Lajme

16/03/2018 07:27

Në mesin e tyre është edhe interpelanca e kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00, raporton Lajmi.net

Astrit Dehari kishte vdekur para më shumë se një viti në burg, dhe ende nuk dihen shkaqet.

Për këtë më herët VV-ja kishte organizuar edhe një marsh protestues, ku objekti i qeverisë ishte qëlluar me ngjyrë.

Këto do të jenë pikat e tjera të rendit të ditës.

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,

Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.