Sot përfundon numërimi i votave me kusht

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë sot numërimin e të gjitha votat me kusht dhe pastaj të fillojë me rinumërimin e 439 kutive, për të cilat ka marrë vendim KQZ.

Lajme

19/06/2014 11:03

Këtë e ka konfirmuar koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, duke thënë se do të duhen edhe disa ditë që të përfundoj rinumërimi i të gjitha votave.

Sipas Ahmetajt, 18 kuti kanë pasur problem me formularët për partitë, derisa 421 të tjera janë me formularët e kandidatëve. /rtk/