Sot përfundon fushata zgjedhore për të parin e Istogut

Kandidatët për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj dhe Haki Rugova sot përfundojnë fushatën zgjedhore.

Lajme

15/12/2017 09:29

 

Pas vendimit të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, KQZ kishte vendosur që zgjedhjet të mbahen më 17 dhjetor kurse fushata të zgjasë pesë ditë, shkruan lajmi.net

Qytetarët e Istogut do të duhet të dalin në votime për herën e katërt këtë vit, pas zgjedhjeve qendrore dhe dy raundeve të zgjedhjeve lokale.

Deri te vendimi për rivotim kishte ardhur pas dyshimeve se votat me kusht dhe me postë kanë qenë të manipuluara. /Lajmi.net/