Sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës 'Fehmi Lladrovci'.

Lajme

22/04/2018 12:41

Ahmeti, lajmin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale duke ia bashkëngjitur edhe një foto.

“Sot perfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës Fehmi Lladrovci prej rrethit te flamurit deri te rrethi i Spitalit. Përgëzime për kompaninë dhe drejtorinë për afatin rekord dhe pa pengesa të mëdha në trafik. Tash edhe anën tjetër!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.