Sot përballen presidentët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të përballen sot në New York, ku do të paraqitet raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Ban Ki moon. 

Lajme

27/05/2014 11:10

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot në orën lokale 15:00 pasdite, apo 21:00, sipas kohës sonë. 

Kosova në këtë takim, do të përfaqësohet për herë të parë nga presidentja, Atifete Jahjaga. 

Edhe Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë shtetëror. Atje do të jetë presidenti serb, Nikoliq.