Sot pati reshje, por si do të jetë moti në vikend?

Pas këtyre reshjeve që u shfaqen sot në pjesën e dytë të ditës,si pasojë e  zhvillimit  të  vranësirave dhe luhatjes së fushave barike, vikendi do të jetë kryesisht me mot të qetë dhe me intervale të gjata me diell.

Lajme

13/07/2018 16:57

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  14-16 gradë  Celsius, ndërsa temperaturat maksimale  parashihet të lëvizin ndërmjet  26-28 gradë Celsius.

Indeksi i UV do të jetë në vlerat e e rrezikut, kështu që personat që kanë  probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar). Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë akcionin për korrje-shirje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /Lajmi.net/