Sot nuk ka rrymë në shumë fshatra e lagje të Therandës dhe Dardanës

Për shkak të punimeve që është duke bërë KEDS, në rrjetin elektrik, një numër i madh i fshatrave dhe lagjeve të komunave Therandë dhe Dardanë, sot do të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Lajme

13/03/2015 08:31

Nga ora 10:00 deri në orën 14:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reshtani; Lagjja ,”Bajraktarët”; Shkolla “Destan Bajraktari”; dhe Lagjja “Gani Sallauka” në Therandë, thuhet në një njoftim të KEDS-it.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave 10 kV.

Ndërsa, në Dardanë 11:00 deri në orën 15:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hogoshti; ETC; Ekonomia e Pyjeve; Kamenica – Sera; Moqari i Epërm; Bosce; Stralica; Kopërnica; Kolloleq; Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme; Vriqevcë; Kranidell (Repetitori); Satllar; Bujanovc; Poliqkë; Marocë; Lajqiqi; Desivojca; Tërstena; Velegllava; Lisocka; Gjyrishevcë; Shahiq; Kostadincë; Dazhnicë; Bradillovcë; Feriqeva; Gmica; Tuxhevci; Sfirca; Zajqevci dhe Berivocë.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të ormanit 0.4 kV” .

E prej orës 11:00 deri në orën 15:00 prapë në Dardanë, gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koretini, Topanica, Bllata, Nitex, Crepi, Kormian i Epërm, Kormian i Poshtëm, Domorovci, Hodonovci, Tasimi dhe Ujësjellësi Korinjan.

Shkyçja po ashtu bëhet me qëllim të ndërrimit të ormanit 0.4 kV”, thuhet në njoftimin e KEDS.