Sot nisin Lojërat Olimpike Evropiane, Kosova merr pjesë me 19 përfaqësues

Lojërat Olimpike Evropiane do të nisin sot në Baku të Azerbajxhanit. Azerbajxhani nga sot e deri më 28 qershor do të jetë mikpritës i më shumë se gjashtë mijë sportistëve nga 49 vende të cilët do të konkurrojnë në 20 kategori.

Sport

12/06/2015 07:45

Në mesin e 49 shteteve pjesëmarrëse të kësaj ngjarje prestigjioze është edhe Kosova. 19 sportistë, trajnerë, krerë të federatave, zyrtarë të ndryshëm sportive, por edhe zyrtarë shtetërorë, do të përfaqësojnë Kosovën në Bakun.

Tashmë në Baku gjithçka është gati për fillimin e Lojërave Olimpike Evropiane, dhe se më kohë është ndërtuar e gjithë infrastruktura e nevojshme, stadiumet janë modernizuar, kështu që kryeqyteti i Azerbajxhanit është i gatshëm për të fillimin e garave në 20 disiplina, ku do të garojnë më shumë së gjashtë mijë sportistë në këtë garë prestigjioze.

aa

Hapja solemne e Lojërave Olimpike Evropiane, do të bëhet sot, ndërsa ceremonia e hapjes do të udhëhiqet nga skenaristi grek, Dimitris Papaioannou i cili ka punuar edhe në skenografinë gjatë Olimpiadës së Verës 2004 në Athinë.

Kurse, ceremonia e mbylljes do të mbahet më 28 qershor në stadiumin Kombëtar.