Sot nis vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

Sot fillon zyrtarisht aksioni i vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës. Kjo pasi dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët.

Lajme

17/09/2016 08:48

Rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut kanë arritur në Kosovë para dy dite, me ç ‘rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).

Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë./ Express