Sot nis regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së re

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje, së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare ka vendosur që regjistrimi i deputetëve të bëhet nga sot deri me 28 korrik.

Lajme

26/07/2017 07:37

Kryesia ështeë  përcaktua edhe për ndarjen e ulëseve në sallën e mbledhjeve plenare. Kështu, grupi i më i madh parlamentar, PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën), me 39 deputetë, do të ulet në qendër.

Në krahun e djathtë të kryesuesit të seancës, do të ulet grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në anën e majtë të tij, do të ulen deputetët e grupit parlamentar LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa).

Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës./ekonomia/