Sot nis faza e dytë e IPKO Superligës, luhen tri ndeshje

IPKO Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të.

Sport

26/10/2018 08:14

Xhiroja e 12-të në elitën e futbollit të Kosovës hapet ditën e premte ku do të zhvillohen tri ndeshje.

Në Therandë, Ballkani do të kërkojë fitoren e dytë radhazi ku pret fqinjët nga Prizreni, skuadrën e Lirisë, e cila më nëntë pikë zë vendin e 11 në tabelë.

Ndeshje interesante  është edhe ajo mes Ferizajit dhe Flamurtarit.

Mysafirët nga Prishtina nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit, dhe udhëtimi në Ferizaj do të kërkohet të shfrytëzohet për marrjen e tre pikëve.

Punë të lehtë sot pritet të kenë kampionët e Kosovës, skuadra e Dritës, që luan në Obiliq ndaj KEK-ut.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:45./Lajmi.net/