Sot në Shqipëri – paradite kthjellët, në mbrëmje vranët

Gjatë gjithë ditës moti në Shqipëri vijon me kthjellime në të gjithë vendin. Por vonë pasditja dhe orët e mbrëmjes sjellin vranësira kalimtare në zonat malore, kushte që mbeten prezent edhe gjatë natës.

Lajme

02/07/2018 09:52

Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzimin e ulët.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje me 2 gradë të temperaturave në vend.