Sot mot i nxehtë, nga nesër do të ndryshojë. Këto janë temperaturat

Sot mot i nxehtë, të dielën pasdite reshje lokale shiu.

Lajme

19/08/2017 15:18

Gjatë ditës së shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore nga Afrika veriore, por nga dita e diel, një front i ftohtë që do të kaloj mbi rajon do të sjellë përkeqësim të motit me reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave në fillim të javës së ardhshme.

Të shtunën temperaturat do të jenë ende në rritje, me maksimale deri në 32C, ndërsa të dielën do të arrijnë deri në 29C. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C.

Me depërtimin e masave të ftohta ajrore në fillim të javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat. Minimalet do të zbresin deri në 8C, e maksimalet deri në 21C..