Sot mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga kryetari i PDK-së
Me ftesë te kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot mbahet tryeza e krerëve të partive politike, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.
Lajme
Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë:
Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi;
Hartimin e statutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe;
Agjendën e integrimeve evropiane;
Formimin e Ushtrisë së Kosovës;
Reformën zgjedhore.
Po ashtu, Veseli ditë me parë ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.