Sot lista zyrtare e Kombëtares, ja 4 emrat që rrezikojnë të largohen

Gianni de Biasi pritet që të publikojë listën pas stërvitjes së fundit që do të zhvillojë në Austri me grupin, ku ndodhet në fazë përgatitore.

Sport

31/05/2016 11:59

Sot është testi i parë i vështirë për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, pasi do të skarcojë nga lista 4 lojtarë për të zyrtarizuar 23 që do t’u besojë përfundimisht për Kampionatin Europian të Francës 2016.

Tekniku pritet që të publikojë listën pas stërvitjes së fundit që do të zhvillojë në Austri me grupin, ku ndodhet në fazë përgatitore.

Nisur nga rivaliteti, eksperienca, gjendja aktuale, minutat në eliminatore dhe besimi i teknikut italian Gianni De Biasi, lojtarët që rrezikojnë më shumë janë Rrahmani, Veseli, Shala dhe Milot Rashica.

Rrahmani dhe Veseli kanë qenë vetëm alternativa për eliminatoret dhe ndeshjet miqësore duke qenë seriozisht të rrezikuar për pjesëmarrjen në Euro 2016, ndërsa në repartin e shumë populluar rrezikon Herolind Shala, mund të shpëtojë vetëm nëse Kukeli nuk do të jetë në gjendje për të vazhduar, pasi u dëmtua në finalen e Kupës në Zvicër.

Në fund sulmi, duket shumë vështirë që njëri mes Gashit, Balës, Sadikut dhe Cikalleshit të lihet jashtë, pasi paraprakisht De Biasi la jashtë një sulmues me ekspertiencë si Salihi duke sjellë kështu rrezikuan potencial për talentin Milot Rashica, përcjell “Shqiptarja.com”.

Lojtari nga Vushtria që zhvilloi një edicion të mrekullueshëm në Holandë, por në ndeshjen e fundit miqësore me Katarin nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Megjithatë në fund vendos De Biasi dhe deri atëherë të gjithë janë me zemrën ngrirë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.