Sot kremtohet dita e simbolit matematikor ‘Pi’, janë zbuluar edhe disa fakte interesante

Pi-a është simbol i cili përdoret anembanë botës dhe përfaqëson një konstantë në raport me perimetrin e një rrethi dhe në raport me diametrin e tij i cili është rreth 3.14159.

Bota

14/03/2016 10:43

Pi-a është një numër konstant që do të thotë se për të gjitha qarqet e çdo madhësie, Pi do të jetë gjithmonë e njëjtë, transmeton lajmi.net.

Matematecienti Steven Strogatz së fundi  ka treguar edhe disa arsye që Pi vazhdon të magjeps brez pas brezi, gjithashtu i tregon disa fakte të reja që ka zbuluar për këtë numër enigmatik.

“Shifra e pi-së kurrë nuk përfundon. Ajo shkon në pafundësi, dhe rezultati kurrë nuk është i rastësishëm”.

Pi prek pafundësinë edhe në mënyra tjera. Për shembull, ekzistojnë formula të habitshme në të cilën një proces i pafund i numrave të vogël përsëri përfundon në Pi.

Pi është kalkuluar me miliarda herë dhe ka dalë se është numër decimal.

Simboli Pi është përdorur për herë të parë në vitin 1706 nga William Jones.  Nëse e shkruani “pi” në google atëherë do të shfaqet me 3.14159265359, që do të thotë se është një fakt interesant.

Nëse e mbani një pasqyre para një rrethi, ajo do të duket si rreth. Nëse e mbani anën e kundërt pasqyren me numrin 3.14, atëherë do të lexohet fjala “pie” që do të thotë byrek.

Vetëm 39 shifrat e fundit decimale janë të nevojshme për të llogaritur saktë vëllimin sferik të të gjithë universit tonë.  Gjithashtu në 31 shifrat e para të Pi-së asnjëherë nuk është zero.

Numri 360 (shkalla e një rrethi) është shifra e 359 e Pi-së. /Lajmi.net