Sot Kosova përfiton 49 milionë dollarë nga Amerika – Lajmi.net
Sot Kosova përfiton 49 milionë dollarë nga Amerika
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 12:36, 12 September 2017
Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nënnshkruajë marrëveshjen e investimeve me MCC-në nga e cila Kosova do t’i përfitojë 49 milionë dollarë.

Lajmin e ka konfirmuar dje presidenca në komunikatë, ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në qeverisjen e të cilit ishte iniciuar kjo marrëveshje, sot përmes faqes së tij në Facebook, ka shprehur gëzimin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes që pritet të ndodhë sot, duke thënë që ishte qeveria e kryesuar nga LDK që arriti ta kualifikojë Kosovën për programin e MCC-së.

Kjo marrëveshje fokusohet në dy fusha: në Sundimin e Ligjit dhe Efiçencë në Energji përmes projekteve të ndryshme që do të implementohen brenda katër vjetësh.

Kjo është ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres.

Fjalët kyçe: 49 milione, Amerika, Kosova

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master