Sot ka festë në familjen e Getit! Babai i tyre bëhet bashkë me ish-gruan, nusen dhe fëmijët

Në familjen e Getoar Selimit sot po festohet ditëlindja e vëllait të tij, Librit.

ShowBiz

18/03/2018 17:43

Mbrëmë, Geti e ka uruar Liberianin nëpërmjet një fotografie të tij e sot janë mbledhur e gjithë familja për të festuar, shkruan lajmi.net

Në foton që GhettoGeasy e ka publikuar në Instagram shihet të gjithë së bashku, nëna e Getit, babai i tij, Liberiani, Marina dhe vetë reperi.

Kujtojmë babai i tyre, Ibra ka vite që është i ndarë nga zonja Florije por dyshja kanë raporte të mira falë kontaktit të vazhdueshëm me fëmijët./Lajmi.net/