Sot i jepet lamtumira e fundit sulmuesit Emiliano Sala

Sot i jepet lamtumira e fundit sulmuesit Emiliano Sala, i cili gjeti vdekjen derisa po udhëtonte drejt Cardiffit për të përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur në Premierligë.

Sport

16/02/2019 08:40

Ceremonia e varrimit të sulmuesit, do të organizohet në vendin e tij të lindjes, në Progreso, në provincën argjentinase, Sante Fe.

Trupi i pajetë i lojtarit tashmë ka mbërritur në vendlindjen e tij.

Sala më 21 janar po udhëtonte drejt Cardiffit me një aeroplan privat, i cili pilotohej nga David Ibbotson.

Pas shumë kërkimeve, trupi i Sala është gjetur më 7 shkurt në brigjet e ujërave të Anglisë, duke u nxjerrë nga rrënojat e mbetura të aeroplanit, në 63 metra thellësi.

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock dhe drejtori ekzekutiv Kenn Choo, do të marrin pjesë në funeralin e varrimit në Progreso.

Homazhet për lojtarin do të zgjasin disa orë, pranë klubit të parë të Sala, San Martin në Progreso.

Klubi i parë i tij në rrjetet sociale i ka bërë një nderim emocional në Facebook duke shkruar: “Ne po ju presim… si në ditën e parë që na latë por kësaj here të qëndroni me ne përgjithmonë”.

“Ju shkuat dhe ju jeni një shembull për të gjithë. Përherë në zemrat tona”./Lajmi.net/