Sot hapet Zyra e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Sot në Portin e Durrësit do të bëhet hapja e Zyrës së Doganës së Kosovës.

Lajme

15/01/2019 07:54

Kosova tashmë do ta ketë Zyrën e Doganës edhe në Portin e Durrësit, shkruan lajmi.net.

Në hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dhe ministri i Financave Bedri Hamza.

Ndryshe, ky vendim u mor në vitin 2017 në mbledhjen e katërt të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt në Korçë. /Lajmi.net/