Sot Gjysmë-Maratona e Prishtinës

Në orën 10:00 sot ka filluar gjysmë-maratona “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë rreth 1000 garues.

Sport

29/04/2018 09:59

Këshilli Organizues i gjysmë-maratonës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka bërë të ditur se është gjithçka gati për këtë ngjarje.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha, federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës deklaroi se janë marrë të gjithë hapat që të jetë gjithçka në rregull për këtë ditë.

Pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive e ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.