Sot flitet për femrat dhe pronën

Në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Femart, sot do të flitet për femrat dhe pronën.

ShowBiz

28/05/2016 09:45

Po ashtu, sot është paraparë të mbahet edhe një tryezë me temë “Shërimi i plagës amnore dhe ndërlidhja me aktivizimin”, si dhe ekspozita “Kur të vdes unë bëni çfarë të doni”.

Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart ka filluar më 25 maj, ku gjatë pesë ditëve do të ofrojë shfaqje teatrale, koncerte, ekspozita, slam poezi, master klasa, pop in talks, panele, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjerë, të gjitha falas për publikun./Kp