Sot fillon stinori i ri i Vala Superligës, kemi super-ndeshje

Kryendeshja luhet në Pejë mes Prishtinës dhe Llapit.

Sport

18/02/2018 09:31

A jeni gati? Dita e fillimit të stinorit pranveror të Vala Superligës, më në fund erdhi.

Sot prej 12:30 do të zhvillohen gjashtë ndeshje.

Kryendeshja luhet në Pejë mes Prishtinës dhe Llapit.

Ndërkohë, vëmendje meriton edhe sfida Drita-Feronikeli në Gjilan.

Më poshtë i keni çiftet komplete:

Drita – Feronikeli
Liria – Vllaznia
Trepça ’89 – Vëllaznimi
Drenica – Besa
Prishtina – Llapi
Flamurtari – Gjilani. /Lajmi.net/