Sot fillon protesta e thirrur nga opozita
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do të protestojnë sot për, siç thonë, kundër “kapjes së shtetit”.
Lajme
Shkaqet kryesore që kanë nxitur thirrjen për protestë, sipas tyre, janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj.
Protesta që sipas “Opozitës së Bashkuar” konsiderohet si protestë gjithë popullore, pritet të fillojë në orën 14:00.
Marshi protestues fillon në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin ‘Skenderbe’.