Sot fillon Premierliga, këto janë ndeshjet e xhiros së parë (FOTO)

Premierliga fillon sot me disa ndeshje mjaft interesante.

Sport

13/08/2016 08:45

Premierliga fillon sot sezonin e ri.

Me shumë përforcime dhe trajnerë të rinj, skuadrat nga elita e futbollit të Anglisë fillojnë ballafaqimet e tyre nga sot, duke e kompletuar xhiron e parë të hënën në mbrëmje, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, sezoni i ri do të hapet zyrtarisht me ndeshjen mes kampionit në fuqi, Leicester City dhe Hull City, në ora 13:30.

Por, derbi i madh do të jetë të dielën mes Arsenal dhe Liverpool.