Sot fillon “Java e Gruas në Kosovë”

Instituti Kombëtar Demoktratik (NDI) me përkrahje të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) , organizon për herë të katërt ‘Javën e Gruas në Kosovë’, ku do të diskutohet mbi rëndësinë e sundimit efektiv të ligjit dhe rolin që ka në ngritjen e pozitës së gruas në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë.

Lajme

23/03/2015 08:36

Në hapjes e kësaj jave, do të flas përfaqësuesja e Grupit të Grave Deputete,Teuta Sahatqija, drejtori i Misionit të USAID në Kosovë, James Hope dhe drejtori i NDI në Kosovë Alexander Chavarria.

Ndërsa, fjalën kryesore do ta ketë Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës. Sipas agjendës, më pas do të fillojë diskutimi, ku është paraparë të flasin një numër i madh i deputeteve.

Ndryshe, vetëm një në dhjetë gra në Kosovë është e punësuar dhe një në dhjetë gra do të dëshironte të gjente punë. Tetë në dhjetë gra nuk janë të punësuara e as nuk kërkojnë punë, për shkak se janë të dekurajuara dhe janë të zëna duke u kujdesuar për fëmijët dhe të moshuarit.