Sot festë e dyfishtë për Medën (FOTO)

Në ditën kur festohet Pavarësia e Republikës së Kosovës, për këngëtarin Mehdin Përgjeqaj – Meda festa është e dyfishtë.

ShowBiz

17/02/2016 21:29

Kjo për faktin se po me 17 Shkurt, djali i tij i madh Aldioni mbush plot pesë vjet. Ky moment nuk ka kaluar pa urime në rrjete sociale teksa Meda pozon krahas të birit.

Aldioni është fytyrë e njohur tek publiku meqenëse në moshë të vogël falë famës së babait u shndërrua edhe në imazh publicitar i një kompanie vendore.

Pos Aldionit, Meda dhe bashkëshortja Luljeta, kanë edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë e një djalë. /Prive