Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Duke qenë se bota ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje, Kombet e Bashkuara e shpallën 20 marsin Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.

Fun

20/03/2017 12:46

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Kjo ditë ka për qëllim të sjellë në vëmendje se lumturia është qëllimi themelor i njeriut.

Në këtë ditë u bëhet thirrje vendeve të ndryshme të botës që të përshtasin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

20 thëniet rreth lumturisë:

“Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” ? Ralph Waldo Emerson

“Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” ? J.R.R. Tolkien

“Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball

“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller

“Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball

“Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ? Abraham Lincoln.

“Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen” ? Jimmy Buffett

“Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” ? William Shakespeare

“I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese

“Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet” ? Oscar Wilde

“Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët” ? John Lennon

“Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West

“Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë” ? Chad Sugg

“Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” ? Lauren Oliver

“Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt

“Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker

“Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” ? Winston Churchill

“Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli” ? Allen Ginsberg

“Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ? Andy Rooney

“Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë” — Dale Carnegie