Sot dy vite nga vdekja e nënës, Zanfina Ismaili me dedikim emocional

Data 25 prill do të ngelet për jetë në kujtesën e familjes Ismaili, në veçanti tri vajzave: Ema Ismailit, Adelina Ismailit dhe Zanifinës.

ShowBiz

25/04/2018 13:50

Sot, janë bërë dy vite prej që u nda nga jeta nëna e tyre dhe vajza e vogël e shtëpisë ka zgjedhur ta kujtoj me mall nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net

Zanfina Ismaili ka publikuar në Instagram një foto me nënën tashmë të ndjerë, Mona Ismailin, imazh përkrah të cilit ka shkruar disa fjalë zemre.

https://www.instagram.com/p/Bh_U6Q6lBKL/?taken-by=zanfina.ismaili

”Kom menduar që kam me u plakur bashkë me ty e kemi me përjetuar shumë shumë sene bashkë. Kurrë se kom menduar që një sëmundje na ndan, kaq shpejte… Tash kanë mbetur kujtimet, këshillat e tua edhe dëshirat që i ke pas për mua. Çdo orë, minutë e sekondë më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016”, ishin fjalët e Zanfina Ismailit.

Ndryshe ajo pati publikuar edhe një projekt muzikor për nënën e që ka prekur shumë njerëz që e kanë përjetuar të njëjtin fat.

Sa u përket këngëve të reja, si ato ritmike, Zani është prej kohësh e distancuar por në një të ardhme të afërt ka shpresë se fansat do t’i surprizoj me diçka të re./Lajmi.net/ 

YouTube player