Sot ditë zie në Kosovë, varroset legjenda Fadil Vokrri – Lajmi.net
Sot ditë zie në Kosovë, varroset legjenda Fadil Vokrri
Autori: Lajmi.net LajmeSport 7:55, 10 June 2018
Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dje ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Në përkujtim të tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur të dielën ditë zie, shkruan lajmi.net.

Me rastin e vdekjes së emblemës së futbollit shqiptar, nga ora 12:00 do të organizohen homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Pikërisht në Kuvend me fillim nga ora 14:00 do të ketë edhe një mbledhje komemorative.

Kurse varrimi i Vokrrit do të bëhet nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Në kujtim të veprimtarisë dhe jetës së kryetarit të FFK-së, mbrëmë në kryeqytet u ndezën edhe qirinj nga shumë qytetarë.

E ngushëllime kanë shprehur skuadrat ku Vokrri ka luajtur, sportistë e politikanë.

Për vdekjen e papritur të legjendës kosovare ngushëllime kanë shprehur edhe FIFA dh UEFA. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO