Sot Dita Botërore e Vezës! A do shënohet me ndonjë aktivitet nga Vetëvendosje? (Foto)

Dita e Botërore e Vezës, nuk është asnjëherë në datën e saktë, por shënohet në të premten e dytë të muajit tetor.

Fun

09/10/2015 17:13

E sot, që është e premtja e dytë e këtij muaji, në Kosovë nuk është shënuar ende, përderisa nëpër botë vazhdimisht publikohen të dhëna se sa vezë guxojmë ti konsumojmë dhe çfarë efekti kanë, raporton lajmi.net.

Megjithëse vezët së fundmi nuk kanë lënë vend pa u përdorur, Vetëvendosje si më përdoruesja e tyre, nuk ka paralajmëruar ndonjë aktivitet për këtë ditë.

Gjuajtja me vezë në Kuvend

Nuk i dihet, dita është e gjatë, mund të ndodh që të gjuajnë në drejtim të eskortës së kryeministrit, apo të gjejnë ndonjë mënyrë kreative të përdorimit të tyre.

Ata edhe në Kuvend kanë gjuajtur në drejtim të kryeministrit me vezë, madje një ditë më parë edhe deputetë të tjerë. Ka edhe raste të tjera kur Vetëvendosje kanë qëlluar njerëz me vezë, dikur e patën sulmuar avokatin Avni Gjakovën, por ka qenë një rast, kur Vetëvendosjen e qëlluan të tjerët me vezë. Kjo pati ndodhur në Gjilan, e VV e pati quajtur akt vandal, edhe pse ishte qëlluar vetëm zyra e tyre.

Ndryshe, vezët janë ndër ushqimi më me kalori në planet.

Vetëm një vezë përmban të gjithë përbërësit e nevojshme për ta kthyer një qelizë të vetme në një zogë, i vogli i pulës, raporton lajmi.net.

Megjithatë, vezët kanë marrë një reputacion të keq për shkak të kolesterolit të lartë në verdhët e saj.

  1. Pjesa e verdhë e vezës, është burim i shkëlqyer i një substance që njihet edhe si vitamina J, shumë e rëndësishme për të përmirësuar funksionet neurologjike dhe inflamacionet.

Kjo vitaminë këshillohet shumë edhe për gratë shtatzëna sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Prej kohësh vezët konsiderohen si armike të kolesterolit, por studimet e kohëve të fundit, përgënjeshtrojnë kategorikisht këtë ide. Ngjyra e të verdhës së vezës varet nga lloji i ushqimit që ka ngrënë pula dhe nuk ka të bëjë aspak me veçoritë ushqyese të saj të vilat nuk pësojnë ndryshime negative.

  1. Ka ndryshim mes vezëve që e kanë lëvozhgën me ngjyrë të bardhë dhe atyre që e kanë ngjyrën disi të kuqe? Jo, asnjë. Nga këndvështrimi i vlerave ushqyese ato janë të njëjta. Por pak njerëz e dinë që vezët me lëvozhgë të bardhë bëhen nga pula me pendë të bardha dhe e anasjellta, pulat me pendë të kuqe bëjnë vezë të kuqe.
  2. Sipas një studimi shkencor, një mëngjes i pasur me proteina, ndihmon në shmangien e kalorive, yndyrnave dhe sheqernave të tepërta. Gabimi më i madh është që të mos hash fare mëngjes. Sikur të hani të paktën një vezë në javë në orët e mëngjesit, do të shihni se ndjesia e pangopjes do të zhduket duke ndihmuar kështu në eliminimin e mbipeshës.
  3. Skadenca e vezëve mendohet se është 28 ditë pasi ka dalë nga pula. Por në të vërtetë nëse ato ruhen në vend të freskët mund të konsumohen edhe pas një muaji. Gjithsesi, nëse keni dyshime, zhysni një vezë në një gotë uji: Nëse veza zhytet vazhdon të jetë e freskët, nëse qëndron në mes, mund të konsumohet dhe nëse qëndron tërësisht në sipërfaqe është shumë e vjetër, ndaj më mirë hidheni.
  4. Mosha e pulave është shumë e rëndësishme për cilësinë e vezës. Sipas një studimi amerikan, vezët më të mira janë ato që bëhen prej pulave të reja dhe nga ato që janë më të vjetrat. Sa për pulat me moshë mesatare, ato prodhojnë vezë më pak të shëndetshme.

Ndërsa, nëse nuk e keni ditur, vezët e SHBA-së janë ilegale në supermarketet e Britanisë së madhe dhe vezët e Britanisë janë ilegale në supermarketet e SHBA.

Nga ana tjetër, shtetet e Bashkimit Evropian i shesin vezët e palara për disa arsye. E para sepse një vezë e palarë mendohet se vjen vërtet direkt nga pula. E dyta sepse mendojnë që një proces larës mund të jetë arsyeja që veza mund të kontaminohet dhe ti shkaktohet dëm serioz.

Sipas të dhënave mjekësore, një vezë me përmasa mesatare përmban:

  • 20% të kërkesës ditore të vitaminës A.
  • 10% e kërkesës ditore me vitaminë D, të nevojshëm për ndërtimin e skeletit.
  • 10% të kërkesës ditore me vitaminë E, anti-oksidant natyral që ul efektin e plakjes.
  • 10% të kërkesës ditore me vitaminë K, e nevojshme për koagulimit e gjakut.
  • Dhe shumë vitamina B, të cilat përfshihen në reaksionet kimike brenda trupit.

Por edhe vlerta minerale nuk janë të pakta. Një vezë përmban 17% të nevojave tona për fosfor, 15% të nevojave për hekur, i cili është i rëndësishëm për oksigjenimin e duhur të indeve.

Pra është ekonomike, praktike, e pasur në të gjitha drejtimet … dhe përdoret në shumëllojshmëri recetash! / lajmi.net

chicken-egg-dev-days