Sot diskutohet për zbatimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit

Sot në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, do të diskutohet për Zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ.

Lajme

11/12/2018 07:59

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018”, sot prej orës 11:00 do të mbajë tryezën e diskutimit me temë: “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”, shkruan lajmi.net.

Kurse, prej orës 14:00 – 16:00, në lokacionin e njëjtë, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”.

Gjatë kësaj dite, do të ketë edhe aktivitete të tjera, të cilat organizohen në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”. /Lajmi.net/