Sot afati i fundit për kandidatët për Mitrovicën Veriore

KQZ ka njoftuar sot se afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve në zyrën për regjistrim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të hyrë në garë për Kryetar të Mitrovicës së Veriut, përfundon sot, në orën 24. Deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidat.

Lajme

29/01/2014 12:03

Ata që janë të interesuar për kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës veriore mund të aplikojnë vetëm edhe sot.

Zyrtarë të KQZ’së thonë se edhe pse orari i punës është deri në orën 18:00, aplikacionet mund t’i presin deri në ora 24.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se deri në këtë kohë ende nuk është paraqitur as një kandidat i vetëm për postin e kryetarit në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës veriore.

Zgjedhjet për Kryetar të kësaj komune do të përsëriten më 23 shkurt, pasi kryetari i zgjedhur Krstimi Pantiq kishte refuzuar të bënte betimin me ligjet e Kosovës.

Ndërkohë njëri nga kandidatët më serioz për kryetar komune në Mitrovicën e veriut Oliver Ivanoviq, kryetar i listës SDP ditë më parë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pasi dyshohet për krime lufte dhe vrase të rëndë.