Sot 95 vjet femrat në SHBA fituan të drejtën e votës

Deri në vitin 1919 Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin demokraci “maskuline”, ngaqë të drejtë vote kishin vetëm meshkujt. Ndërkaq në verë të vitit 1920 edhe femrat fituan të drejtën e tyre të barabartë për votim.

Bota

18/08/2015 16:24

Amendamenti që u dha të drejtë femrave për votim ishte votuar nga kongresi Amerikan me 4 qershor 1919, ndërkaq ishte ratifikuar në gusht të vitit 1920, raporton lajmi.net

Ky ishte amendamenti i 19 që u dha femrave amerikane të drejta të plota të votimit.

Për arritjen e këtij momenti historik u deshtë shumë kohë dhe mund. Ndër tjerash u deshën edhe dekada për evokim, vetëdijesim dhe protestim, por që në fund rezultuan të suksesshme.

 

Megjthatë, ndonëse votimi për femra në SHBA u lejua para 95 viteve, atje femrat kandiduan për presidente edhe para se të kishin të drejtë vote.

Rasti i parë kur një grua ka kandiduar për presidente në SHBA, ka qenë para 135 vitesh. Femra e parë kandidate për presidente e SHBA-së është Victoria Claflin Ëoodhull.

Por, paradoksalisht, sot e asaj dite ende nuk ka pasur ndonjë presidente femër në SHBA. Do të mund të ketë kësaj radhe, nëse Hilary Clinton do t’i fitoj zgjedhjet. (lajmi.net)