Sot 10 vite më parë kishte debutuar Tyson Fury, shikoni si dukej

Tyson Fury është njëri nga boksierët më të mirë të kategorisë së tij.

Sport

06/12/2018 23:37

Britaniku në karrierën e tij profesionale nuk regjistron asnjë humbje të vetme në 28 duele të zhvilluara.

Ndeshjen e fundit “Gypsy King” e zhvilloi kundër Deontay Wilder si sfidues për titullin e ËBC, në një ndeshje të cilën juria e vendosi barazim, por që sipas audiencës sportive e fitoi britaniku Fury.

Megjithatë, larg ndeshjes së tij të fundit, në atë të parën, të cilën Fury e kishte zhvilluar sot 10 vite më parë në debutimin e tij, ai dukej komplet ndryshe.

Fury në karrierën e tij ka zhvilluar plot 28 duele, prej të cilave regjistron 27 fitore (19 me nokaut).

Ai nuk ka asnjë humbje dhe regjistron vetëm një barazim, kundër Deontay Wilder. /Lajmi.net/