SOS flokësh! – Lajmi.net
SOS flokësh!
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 0:34, 5 September 2017
Të thatë, të djegur dhe të dehidratuar, dhe flokët tanë kanë qënë me pushime, por tashmë kanë nevojë për të riparuar dëmet nga kripa dhe klori.

Disa sugjerimet se si të keni sërish flokë të butë, tëshëndetshëm dhe të ndritshëm, gati për stinën e re të vjeshtësh.Ja pse na duhet një maskë flokësh pas diellit për të ushqyer flokët që kanë humbur jetë, nga dielli, klori dhe kripa që i ka dëmtuar, dehidratuar dhe u ka hequr ngjyrën.

Kur pushimet në det tani janë një kujtim mund të ushqejmë flokët me përgatitjen e një maske në shtëpi me përbërës të thjeshtë, që mund ti gjejmë lehtë dhe në frigoriferin tonë.

Zbutës
Vaj bajamesh të ëmbla dhe barëra aromatikë janë përbërës për këtë maskë të bërë vetë. Për ta realizuar, mjafton pak vaj bajamesh të ëmbla në një enë me tapë hermetike, dhe i fusni brenda rozmarinë dhe disa gjethe mente. Lëreni pak javë të pushojë dhe do të jetë e mjaftueshme që substancat e mentes dhe rozmarinës të kalojnë në vaj, për ta aplikuar në flokë të njomë pas shampos. Butësi e sigurtë!

Ushqyes
Avokado dhe banane janë përbërësit bazë të kësaj maske. Përzjeni tulin e një avokado të pjekur dhe një banane për një maskë ushqyese, shkëlqyese dhe kundër majave të thata. Një sekret i vogël? Shtoni disa pika uthull për të ndriçuar flokun në gjatësi dhe maja nëse floku është i thatë. Nëse keni flokë të yndyrshëm, vetëm në maja.

Shkëlqyese
Vaj ekstra i virgjër, kos dhe mjaltë për një maskë vërtetë interesante. I perzjeni në sasi të njëjta për të dhënë një përzjerje magjike duke e aplikuar në flokë të njomë dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta me ndihmën e një letre alumini, dhe do ju jap mjaft shkëlqim e butësi. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Flokët

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Rock Wheels
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble