Sorosi planifikon rrëzimin e Qeverisë së Serbisë

Miliarderi amerikan George Soros është duke bërë plane për të rrëzuar pushtetet aktuale në Serbi e Republikën Serbe.

Bota

08/01/2016 19:46

Mediat në Beograd e Banjallukë raportojnë, që ky manjat ka bërë gati një plan sekret dhjetë pikësh, me të cilin, gjatë vitit 2016, do të financojë revolucione në dy kryeqytetet.

Burime të medieve thonë që Soros do ta bëjë një gjë të tillë me ndihmën e organizatave të tij joqeveritare, të lidhura me shërbimet sekrete të shumë shteteve perëndimore.

Arsyeja pse amerikani me prejardhje hungareze dëshiron ta bëjë një gjë të tillë është se Serbia dhe Republika Serbe po dëshirojnë të ndërrojnë kurs të politikave të tyre, duke u orientuar nga Rusia, e jo BE-ja.

Për më tepër, ai është kundër pavarësimit të Republika Srpskës, të cilën gjë po e dëshiron lideri i saj, Milorad Dodik, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.

“Soros ka vendosur të largojë të gjitha pengesat dhe të rrëzojë qeveritë aktuale të Serbisë dhe Republikës Serbe dhe në këtë mënyrë të sjellë në pushtet forca të reja politike që janë me orientime antiruse”, shkruajnë mediet, transmeton Klan Kosova.

Shefi i përfaqësisë së Republikës Serbe në Ëashington, Obrad Kesiq ka thënë qe Soros ka financuar të gjitha revolucionet në Evropën Juglindore, dhe se dikur ka dhënë para edhe për opozitën në Beograd.

Sipas tij, amerikano-hungarezi ka financuar në mënyrë direkte pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë aktiv me fondacionet e tij gjatë kohës së luftërave në Ballkan.

Ndryshe, tre muaj më parë në publikimin e email-eve të Hillary Clinton-it, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, e cila aktualisht është kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka shpëtuar as Shqipëria.

Prestigjiozja “Ëashington Post” ka botuar një artikull ku flet për një email që Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë, një email që sipas “Ëashington Post”, provon lidhjet e forta të Clinton-it me donatorët e fushatës së saj.

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”. / Lajmi.net