Soren Jessen-Petersen uron Haradinajn

Ish i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami e ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për marrjen e detyrës në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme

13/09/2017 12:38

 

Ky është urimi i Petersen:

I nderuar Ramush

Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si kryeministër. Jam i lumtur që më në fund u kthyet aty ku ju takon.

Nuk kam aspak dyshim se do të shfaqni të njëjtën energji, përkushtim dhe gatishmëri për t’u marr me sfidat kryesore të pa zgjidhura, siç e keni shfaqur gjatë periudhës së parë të shkurtër kohore si kryeministër në mënyrë që Kosova dhe populli i saj i mrekullueshëm të mund përfundimisht të lëviz përpara dhe të përmbush shpresat dhe aspiratat e veta.

Shpresoj ta kem rastin për një vizitë dhe t’ju shoh në veprim në kohën e duhur.

Ju lutem i shprehni përgëzimet e mia qeverisë suaj dhe, natyrisht, përshëndetjet për Aniten dhe familjen.