Sopranoja shqiptare i bënë për spital spektatorët anglez

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, ka disa javë që performon në Operan Mbretërore të Londrës me “Triptikun” e Puccini-t, në rolin e murgeshës Angelica.

ShowBiz

17/03/2016 11:29

Ajo ka mbetur e pafjalë dhe është dyzuar në reagimin e saj, pas lajmit se në shfaqjet e saj Opera Mbretërore ka thirrur disa herë – siç ndodhi edhe të martën në mbrëmje – ambulancën dhe mjekët për të ofruar ndihmë mjekësore për spektatorët, të cilët janë emocionuar dhe tronditur nga dramaciteti dhe loja mjaft e ndjerë e këngëtares shqiptare.

Kjo ka ndodhur disa herë gjatë këtyre javëve dhe faktin e konfirmon Salvatore Scalzo, menaxher i Operas Mbretërore në “Covent Garden”. Ai thotë se “kemi pasur disa raste të tilla dhe kjo i dedikohet padyshim klasit të Jahos në rolin e Sur Angelica”.

“Nuk kemi pasur raste të ngjashme vitet e fundit, me aq sa kam punuar unë në këtë Opera. Ovacionet dhe duartrokitjet në sallë flasin vetë për talentin e Ermonelës”, shton më tej Salvatore Scalzo i Operas Mbretërore në Londër.

Rasti i shfaqjes së të martës përfshiu një grua, e cila kishte pasur një histori të ngjashme me rolin e sopranos shqiptare. Kur kishte qenë e re, ajo kishte mbetur shtatzënë, i kishin marrë fëmijën dhe e kishin mbyllur në një konventë. Pak a shumë ky është edhe roli i Ermonela Jahos si Sur Angelica te opera e Puccini-t. /TCh