Sony zbulon super-baterinë e cila e mbanë energjinë 40% më shumë

Së shpejti bateritë e celularëve nuk do të jenë më problem.

Auto & Tek

18/12/2015 21:47

Teknologjia e celularëve të mençur dhe dizajni i tyre ndryshon çdo vit, por ajo çfarë nuk ndryshon është jetëgjatësia e baterisë.

Të kesh një celular të mbushur me energji dhe që të zgjatë gjithë ditën mund të jetë e vështirë këto ditë, por Sony ka njoftuar për planet për të krijuar një bateri të re e cila do të mund të mbante 40% më shumë energji, se sa bateritë tradicionale me litium.

Kompania thotë se super-bateritë që do t’i prodhojë ajo do të dalin në shitje më 2020 – dhe këto bateri do të jenë në dispozicion për të gjithë prodhuesit. /lajmi.net