Sony zbulon celularin Xperia T3 të hollë 7.7mm

Sony ka prezantuar një mini-celularë të ri që vjen nga radhët e modeleve Xperia T.

Auto & Tek

04/06/2014 13:03

Xperia T3 do të jetë i gatshëm në tërë botën deri në fund të muajit korrik, por Sony nuk ka bërë të ditur çmimin e këtij celulari.

Modeli T3 është i hollë 7.7mm dhe ka mbështetje për 4G, por ende nuk është bërë e ditur se me cilin operator do të jetë e gatshme kjo së pari.

Celulari ka një ekran 5.3 inç me rezolucion 720 piksel. Xperia T3 është i fuqizuar me një procesorë Qualcomm Snapdragon, me shpejtësi 1.5GHz, 1GB RAM, dhe që përmbanë sistemin operativ Android 4.4 KitKat.

Prapa në celularë është një kamerë 8 megapiksel Sony Exmor RS me autofokus dhe me blic LED. Në kamerë përfshihen të gjitha mënyrat e fotografisë, prej HDR, detektimit të mjedisit, njohjes së fytyrës, reduktimin për sy të kuq dhe efektin Panoramë.

Celulari gjithashtu përmbanë një kamerë përpara prej 1.1 megapiksel për selfie dhe video thirrje.

Xperia T3 vjen me një hapsirë 8GB të të dhënave, ku mund të shtoni edhe një mikro kartë SD me hapsirë deri në 32GB. Ka mbështetje për Bluetooth, Wi-Fi, GPS/ A-GPS, Micro-USB, dhe opcione për lidhje 3G.