Sony Xperia Z1 Compact i mençur për jetën

Sony Xperia Z1 Compact është i krijuar nga Sony Mobile Communications. Ky celularë vjen me një slogan "Celulari më i mirë kompakt në botë". 

Auto & Tek

20/07/2014 16:28

Ishte lansuar zyrtarisht në janar të këtij viti dhe i përket serive të Sony Xperia.

Së pari ishte lansuar në Japoni, Suedi, Mbretëri të Bashkuar, Francë, Taivan dhe vendet Aziatike. Ky celularë vjen me një ekran me prekje dhe ka dimenzione 2.4 inç gjerësi dhe 5.0 inç lartësi.

Sony Xperia Z1 Comapct ka një kapacitet për ruajtjen e të dhënave prej 16GB dhe kapacitet për një kartë mikro deri në 64GB. Ka 2GB memorie RAM, procesor 2.2 GHz Snapdragon 800 dhe sistemin operativ Android 4.4.4 Kit Kat.

Sony Xperia Z1 Compact vjen me një kamerë përpara 2.2 MP dhe një kamerë 20 MP prapa.

Sony Xperia Z1 Compact është njëri nga celularët më të mirë të cilët janë të gatshëm për shitje.