Sony Xperia E4 premton bateri që zgjatë dy ditë

Sony ka një konkurrent të ri në tregun e celularëve të rangut të mesëm: Xperia E4, një celularë 5-inç me stil dhe që premton një jetë të baterisë jashtëzakonisht më të gjatë.

Auto & Tek

10/02/2015 16:28

Sipas Sony, bateria 2,300mAh e këtij celulari mund të zgjasë dy ditë në përdorim aktiv dhe Sony pretendon se do të bëjë të mundur që kjo bateri në të ardhmen të zgjatë edhe më shumë.

Në dizajn, E4 ka një pamje më të bukur ndoshta se modelet tjera Z dhe E, që e bënë atë të duket mjaft ngjashëm me iPhone 6, transmeton Lajmi.net.

Karakteristikat e celularit përfshijnë:
Një ekran 5 inç me një rezolucion prej 960×540 piksel, një procesor 1.3GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe një kamerë 5MGP me mundësi të incizimit të videove në HD të plotë, së bashku me një kamerë përpara prej 2MGP.

Ky celularë do të jetë i gatshëm në mes të këtij muaji, në model të bardhë, të zi dhe një model me dy sim-kartela.