Sony tejkalon Xbox me shitje të paisjeve

Sony ka tejkaluar rivalin e tij të lojërave Xbox One për nga numri i shitjeve gjatë muajit mars, me një diferencë të konsiderushme duke shitur 2 milionë paisje.

Auto & Tek

18/04/2014 19:16

Prodhimi më i fundit i Sony, PlayStation 4, ka tejkaluar shitjet kundër rivalit të tij Xbox One me një diferencë të madhe.

Sipas The Verge, Xbox One ka raportuar dërgimin e më shumë se pesë milionë njësive prej daljes së modelit të tij në treg, përderisa Sony ka tejkaluar numrin e shitjeve të paisjeve të tij me rreth shtatë milionë gjithsej prej se PlayStation 4 ka dalur në treg.

Sony konfirmon se ata kanë shitur në të vërtetë shtatë milionë copë PS4, jo vetëm për përdoruesit aktual të Sony PlayStation, por edhe për përdorues të rinjë që më herët nuk e kishin përdorur PlayStation.

Sony me shitjet e tij të fundit sigurisht se e ka mundur Xbox One, por kjo duhet të konsiderohet fitore për të dy kompanitë për shkak se edhe Xbox One ka pasur shitje të majme.

Sipas The Verge, Xbox One thuhet se ka shitur më shumë se 3,11,000 copa të paisjes së tij gjatë muajve të kaluar.