Sony prezenton Smart Watch 3

Ora e re inteligjente SmartWatch 3 nuk do të ketë si sistem operativ Andoid Wear, por një sistem i cili është dizajnuar posaçërisht nga kompania Sony.

Auto & Tek

16/08/2014 20:38

Ora e re në pamje të jashtme do të jetë afërsisht e njëjtë me paraardhësen e saj SmartWatch 2.

Ekrani do të ketë formën e një katrori dhe do të ketë një rezolucion më të lartë. Paraqitja do të jetë kundërrefleks, gjë e cila nuk do të ndihmojë në përdorimin e orës në ditët me diell.

SmartWatch 3 do të jetë rezistente ndaj ujit dhe ndaj pluhurit. Sony bën me dije se kjo orë do të mbështesë edhe karikimin nëpërmjet wireless.

Gjëja që e bën interesante këtë orë është se SmartWatch 3 do të ketë një ndërfaqe komplet të re për përdoruesin dhe se ajo do të jetë në gjendje të punojë e pavarur nga një telefon inteligjent.

Mospërdorimi i Android Wear mund të ndihmojë Sony-n të shesë orën inteligjente SmartWatch 3 në Kinë, ku shumica e shërbimeve të Google nuk funksionojnë.

Në anën tjetër ky fakt mund të sjellë shitje të pakta në pjesën tjetër të botës, të cilët preferojnë më shumë sistemin operativ Android.