Sony me MP3 në ujë

Sony, në seritë e fundit të paisjeve MP3, ka dëshirë të dëshmojë se ato janë shumë rezistente ndaj ujit. Por, kjo do të ishte gjë e vështirë të dëshmohet në raftet e dyqaneve – të paktën kur je i limituar me paketime të produkteve me pakicë. Për konsumatorët e vetë në Zelandën e Re, Sony…

Auto & Tek

13/02/2014 09:48

Sony, në seritë e fundit të paisjeve MP3, ka dëshirë të dëshmojë se ato janë shumë rezistente ndaj ujit. Por, kjo do të ishte gjë e vështirë të dëshmohet në raftet e dyqaneve – të paktën kur je i limituar me paketime të produkteve me pakicë.

Për konsumatorët e vetë në Zelandën e Re, Sony ka vendosur të provojë diçka më ndryshe.

Për ta vërtetuar qëndrueshmërinë e pajisjes në ujë, Sony u fut në treg me një ide mjaft të mirë marketingu – vendosi pajisjen në shishe të ujit, për të dëshmuar drejtëpërdrejtë se bëhet fjalë për paisje rezistente ndaj ujit.

Kjo tani ua mundëson konsumatorëve që gjatë periudhave të freskimit të blejnë edhe pajisje MP3 bashkë me ujin, por me kosto shumë më të madhe se një shishe e zakonshme me ujë.