Sony me modelin “Xperia X Performance”, ndjekë hapat e Samsungut

Pas lajmit se smartfonat e rinj flagship të Samsung nuk do të jenë kompatibël me karikimin standard Qualcomm Quick Charge 3.0, tani po mesojmë se edhe pajisjet e reja Sony nuk do të përdorin këtë standard gjithashtu.

Auto & Tek

04/03/2016 01:19

Të sapo prezantuarit Sony Xperia X dhe Sony Xperia X Performance do të përdorin karikimin standard Qualcomm’s Quick Charge 2.0 pavarësisht nga fakti se procesorët Qualcomm të vendosur në secilin telefon janë plotësisht në përputhje me Quick Charge 3.0.

Ka shumë shanse të mira që Quick Charge 3.0 të vij tek këto pajisje me anë të një përditësimi të softuerit. HTC premtoi mbështetje për Quick Charge 3.0 me anë të një përmirësimi të softuerit për telefonin HTC One A9 i cili u lançua në Tetor të vitit të kaluar, por telefoni ende mbështet vetëm Quick Charge 2.0. Kjo na çon të besojmë se Qualcomm mund të ketë probleme me standardin e ri Quick Charge./lajmi.net