Sony e Samsung, gati për telefonat e rinj

Sony dhe Samsung pritet ta kenë një vit të suksesshëm në botën e telefonave. Dy prodhuesit pritet t’i bëjnë të ditur produktet e reja në Kongresin Botëror të Telefonave 2014, ku do të shihen smartfonat e parë të markave të mëdha me ekran 5,2 inç” Quad HD, me një rezolucion impresionues prej 2.560 × 1.440…

Auto & Tek

16/01/2014 21:05

Sony dhe Samsung pritet ta kenë një vit të suksesshëm në botën e telefonave. Dy prodhuesit pritet t’i bëjnë të ditur produktet e reja në Kongresin Botëror të Telefonave 2014, ku do të shihen smartfonat e parë të markave të mëdha me ekran 5,2 inç” Quad HD, me një rezolucion impresionues prej 2.560 × 1.440 pikselë dhe një dendësi superiore të 500 ppi.

Sa i përket modelit të Sonyt, Xperia Z2, shpresohet që të inkorporohet çipi i ri i Qualcomm Snapdragon 805, një kamerë prej 20 MP dhe një bateri 3.700 mAh. Këta telefona pritet të prezantohen në Barcelonë ngaa 24 deri më 27 shkurt.

Sa i përket Samsung Galaxy S5, qarkullojnë zëra se ekrani do të jetë gjithashtu 5,2 inç dhe do ta ketë rezolucionin 2K (2.560 × 1.440 pikselë), njëjtë si në modelin e Sonyt.

Ky telefon pritet ta përmbajë një aspekt metalik, të stilit të Galaxy J. Ka disa mendime rreth procesorit, sa që mund të jetë i njëjtë me Snapdragon 805 me 2,5 GHz, me 8 bërthama dhe një procesor prej 14 nanometrash, të paparë ndonjëherë nga fabrikuesi Samsung.